Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, znj. Nazmije Demolli Kastrati, ka marr pjesë në tryezën e diskutimit me temën: “Realizimi i të drejtave të njeriut pas pavarësisë së Kosovës”, e cila u mbajt në Komunën e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Znj. Demolli Kastrati ndau përvojën e saj në këtë fushë, ku tha se kontributi i saj dhe i Komunës së Kamenicës është i vazhdueshëm në avancimin e të drejtave të njeriut, e kjo ka bërë që ky model të jetë e kërkuar edhe në komuna të tjera, duke sjellë praktika të mira dhe modele të suksesshme në nivel lokal.
Në këtë tryezë mori edhe pjesë zyrtarja për barazi gjinore nga Komuna e Kamenicës, Kosovare Maroca Berisha.