Për nder të shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur mbledhje solemne.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, asambleistë, Drejtorë të Drejtorive Komunale, përfaqësues të OVL-UÇK dega në Kamenicë, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të tjerë.
Pasi hapi mbledhjen Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati ka uruar të gjithë shqiptarët për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë që ata që dhanë jetën për themelimin e shtetit do të kujtohen çdoherë.
Pasi mori fjalën Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, uroi të gjithë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se asnjëherë nuk do të harrohet jeta dhe vepra e dëshmorëve të vendit, dhe vetëm me punë duke e dërguar vendin përpara do ta jetësojmë amanetin e atyre.
Edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK dega në Kamenicë, Milaim Limoni, në fjalën e tij uroi të gjithë për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Kosova ka dhënë shumë për këtë ditë të cilën e gëzojmë ne, dhe se dëshmorët që dhanë jetën do të kujtohen përherë.