Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ”Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur trajnimin e dytë lidhur me implementimin dhe respektimin e të drejtave gjuhësore.
Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte trajnimi i stafit të drejtorive komunale, zyrtarëve të zyrës për komunitete, qytetarëve të komuniteteve me të drejtat ligjore për përdorimin e gjuhëve zyrtare.
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit janë njoftuar për së afërmi me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe rregulloren e Zyrës së Komisionerit për Gjuhë si dhe për implementimin, respektimin e të drejtave gjuhësore, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, duke përfshirë zbatimin e tyre nga organet komunale.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët.