Po vazhdojnë dëgjimet buxhetore lidhur me hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028.
Takimi i radhës ishte në fshatin Shipashnicë e Poshtme ku anëtarët e grupit për hartimin e buxhetit kanë dëgjuar banorët e këtij fshati.
Kërkesat e të pranishmëve për lokalitetet e tyre, ishin të ndryshme si: vendosje të rrethojave tek oborri i shkollës, kënd të lojrave lojrave për fëmijë, park për fëmijë, asfaltim të rrugëve, ndriçim, vazhdim të trotuarit.