Banorët e fshatit Shipashnicë e Epërme kanë mirëpritur anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028.
Në këtë takim janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces.
Ndërsa banorët kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, pastrim të lumit, vendosje të kamerave afër lumit për identifikim të personave të cilët po hudhin mbeturina.