Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati kanë pritur në takim Nënkolonelin dhe Zëvendëskomandantin e KFOR-it për regjionin e lindjes z.Nicolas Costa së bashku me ekipin i cili operon për Komunën e Kamenicës.
Ata kanë diskutuar rreth situatës së shkaktuar së fundmi në Kamenicë shkaku i zjarreve, si dhe kanë parë mundësitë e bashkëpunimit mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe zjarrëfikësve të Komunës së Kamenicës.
Kryetari Rahimaj ka njoftuar z.Costa rreth situatës momentale si dhe ka falënderuar KFOR-in për gatishmërinë që ka treguar në raport me kërkesat dhe ndihmën që ka dhënë për Komunën e Kamenicës në vazhdimësi.
Kryetari Rahimaj përpos që ka kërkuar ndihmën e tyre me anë të makinerive për këto situata, ka kërkuar gjithashtu që KFOR të jetë një nga faktorët kryesor për rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes komunave të lindjes.
Në të njejtën kohë Kryetari Rahimaj ka propozuar që takimet mes kryetarëve të komunave që kanë qenë deri vonë të organizuara nga KFOR të vazhdojnë që të mbahen, sepse kanë qenë hapësira të përbashkëta ku janë diskutuar tema me rëndësi për të ardhmen e kësaj pjese.
Takimet e tilla me pjesëtarë të KFOR-it janë të vazhdueshme gjithmonë me qëllim diskutimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes në vend.