Anëtart e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Topanicë.
Në këtë takim Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, ka paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.
Banorët më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullimi i një fushë të sportit, rregullimi i deponisë së drunjëve të shkollës, vazhdimi i trotuarit, tajtimi i kolektorëve, rregullimi i një këndi për fëmijë, vendosja e tabelave informuese për vendet e mbeturinave të ngurta.