Anëtart e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme.
Në këtë takim Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtari nga Financat Labinot Dërmaku, kanë paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.
Banorët më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim i rrethojave të shkollës, pajisja me rekuizita sportive.