Anëtart e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Petroc.
Në këtë takim Drejtoresha e Ekonomisë, Burbuqe Leka dhe Drejtori i i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, kanë paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.
Banorët e fshatit Petroc më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim e ujësjellësit si dhe ndërrimin e kahjes së trotuarit.