Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Berivojcë.
Në këtë takim Drejtori i i Investimeve Kapitale, Blerim Murina së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, kanë paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.
Banorët e fshatit Berivojcë më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim e kanaleve atmosferike si dhe rregullimin e ndriçimit.