Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me OJQ-të.
Në këtë takim Zyrtari i Drejtorisë së Financave, Labinot Dërmaku, ka paraqitur mbështetjen për OJQ-të deri më tani.
Përfaqësuesit e OJQ-ve në këtë takim më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me rritje të subvencioneve dhe zgjatje të afatit për dorëzim të projekteve.