Artistja Melinda Ademi dhe DJ Ill natën e mbrëmshme u mirëpritën me duartrokitje të shumta nga një numër i madh qytetarësh, të cilët kishin mbushur sheshin për të ndjekur nga afër koncertin e tyre.
Të pranishmit u argëtuan pafund nga performanca e këngëtarës Melinda Ademi me hitet e saj, dhe shijuan muzikën elektronike të DJ Ill.
Koncerti ishte pjesë e natës së tretë dhe të fundit të koncerteve të cilat u mbajtën në kuadër të Kamenica Summer Fest.