Mbrëmë në kuadër të Kamenica Summer Fest, u mbajt shfaqja teatrale e realizuar nga Teatri “Aleksandër Moisiu” i Kamenicës.
Në një atmosferë të mbushur me art shfaqja e mbrëmshme u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit, të cilët patën rastin të shohin një performancë që solli në skenë energjinë, talentin dhe përkushtimin e aktorëve.
Kamenica Summer Fest po vazhdon të sjellë ngjarje të larmishme kulturore dhe artistike, ku sonte do të mbahet aktiviteti ‘Festivali i Kulturave’.