Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arlindë Sejdiu dhe stafi i saj, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për zyrtarin Haqif Agaj, i cili ka përfunduar detyrën e tij pas shumë viteve shërbimi si zyrtar i Gjendjes Civile.
Drejtoresha Sejdiu ka thënë se zyrtari Agaj, si zyrtari më i vjetër i kësaj drejtorie, shquhet për përkushtimin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar ndër vite, duke qenë një shembull frymëzues për kolegët dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe funksionimin e institucionit.
“Në emër të gjithë stafit, e falënderojmë për përkushtimin shumëvjeçar dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës,” u shpreh drejtoresha Sejdiu.