Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje e re me Kryshefin e Ndërmarrjes Publike “Dardana”.
Kryetarit Rahimaj, ka thënë se kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të ndërmarrjes publike.
“Bashkë me Kryeshefin z.Gazmend Mavriqi, kemi nënshkruar marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim të vendgjahishtes. Të gjithë ju të apasionuar pas gjahut, në ditët në vijim, Ndërmarrja do ju mbajë të informuar”, ka thënë Kryetari Rahimaj.