Me rastin e Ditës së Flamurit, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Kryetarin e OVL-UÇK-së, dega në Kamenicë, Milaim Limoni, komandantin e Policisë së Kosovës në Kamenicë, Basri Shkodra, dhe të tjerë, kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
Kryetari Rahimaj uroi të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar se dëshmorët kudo që janë duhet gjithmonë t’i kujtojmë, sepse ata dhanë gjithçka që ne sot të gëzojmë lirinë.
Aktivitete të ndryshme për nder të kësaj dite do të zhvillohen gjatë gjithë ditës në Komunën e Kamenicës.