Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka marrë pjesë në Forumin e Shkëmbimit të Këshillit të Europës.
Forumi i Shkëmbimit është një platformë që synon të nxisë të mësuarit nga kolegët, të forcojë praktikat demokratike lokale dhe të frymëzojë bashkëpunimin e ardhshëm midis komunave pjesëmarrëse në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Ky Forum po organizohet për herë të dytë, dhe kësaj here përpos komunave të Republikës së Kosovës kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave nga Moldavia dhe Ukraina.
Forumi i Shkëmbimit ka ofruar një platformë të vlefshme për të diskutuar dhe nxitur të mësuarit nga kolegët dhe për të forcuar praktikat demokratike lokale, për të paraqitur rezultatet e iniciativave lokale, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e Planit të ri Kombëtar të Veprimit për Qeverisjen e Hapur.
Komuna e Kamenicës ka histori të gjatë bashkëpunimi me Këshillin e Europës, fryt i të cilit kanë qenë projekte me rëndësi për komunën tonë.