Mbrëmë parkingu i qytetit në Kamenicë u shndërrua në një pistë adrenaline, ku qindra qytetarë u mblodhën për të ndjekur nga afër aktivitetin ‘Car Night Show’ në kuadër të Kamenica Summer Fest.
Pjesëmarrës me vetura të ndryshme dhuruan spektakël me xhiro të veturave duke krijuar dhe manovra atraktive dhe atmosferë elektrizuese.
Adhurues të shumtë të këtij aktiviteti u mblodhën rreth parkingut të cilët duartrokisin dhe filmonin këto momente.
Aktiviteti vazhdoi për disa orë dhe u shoqërua me muzikë, drita dhe prezantime.