Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Laka, ka bërë të ditur se kjo drejtori në bashkëpunim me Organizatën LIZA-R kanë shpallur hapjen e tri programeve të rëndësishme mbështetëse për qytetarët, të cilat synojnë zhvillimin ekonomik, profesional dhe akademik në nivel lokal.
Sipas Drejtoreshës Leka këto programe janë:
“Programi për Mbështetje me Sera Bujqësore (15 serra për komunën e Kamenicës). Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të ofrojmë mbështetje për fermerët dhe bujqit në komunën Kamenicës, duke synuar rritjen e prodhimit bujqësor, përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e ekonomisë familjare. Përfituesit do të jenë pjesë e një programi monitorimi trevjeçar për të garantuar përdorimin e qëndrueshëm dhe efektiv të serave.
Afati i aplikimit: deri më 05.09.2025.
Aplikimi bëhet duke dorëzuar dokumentacionin në zyrën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Kamenicë.
Link i detajuar i thirrjes: https://www.facebook.com/share/p/1LFws99XAz/?mibextid=WC7FNe
Bursa për Studentë të Dalluar në Kamenicë (5 bursa për studentët e dalluar të Komunës tonë). Falë bashkëpunimit tonë do të mbështesim të rinjtë me rezultate të larta akademike, të cilët përballen me sfida sociale dhe ekonomike. Vlera e bursës është 450 € (e ndarë në tri këste gjatë vitit akademik).
Afati i aplikimit: deri më 05.09.2025.
Aplikimi bëhet duke dorëzuar dokumentacionin në zyrën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Kamenicë.
Link i detajuar i thirrjes: https://www.facebook.com/share/p/19YYHgM2S3/?mibextid=WC7FNe
Kurs Profesional Falas në Rrobaqepësi dhe Qëndisje.
Ky kurs gjashtëmujor është i dedikuar grave, vajzave dhe të rinjve që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi kreative dhe praktike në fushën e modës. Kursi përfshin rrobaqepësi moderne, qëndisje artistike dhe rikrijim të rrobave të vjetra në stil unik. Përfituesit e kursit do të certifikohen zyrtarisht në përfundim, duke fituar mundësi të reja për punësim apo hapjen e një biznesi të tyre.
Afati i aplikimit: deri më 25.08.2025.
Regjistrimi online bëhet përmes linkut: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfmaYzWyni…/viewform…
Drejtoresha Leka tutje thekson se për informata më të detajuara rreth kritereve të aplikimit, dokumentacionit të nevojshëm dhe mënyrës së dorëzimit, qytetarët mund të drejtohen në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Kamenicës.