Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, ka prezantuar grupin e ri të praktikantëve që i janë bashkuar ekipit të komunës përmes projektit “Kosovo Generation Unlimited”.
Sipas drejtoreshës Leka, ky projekt ka për qëllim fuqizimin e rinisë përmes mundësive të përvojës praktike, angazhimit qytetar dhe zhvillimit profesional.
“Praktikantët do të jenë pjesë aktive e punës së përditshme në komunë, duke kontribuar me ide të reja dhe duke mësuar nga afër funksionimin e administratës lokale.Jemi të bindur që përvoja e tyre do të jetë e vlefshme për ta dhe për institucionin tonë. Mirë se erdhët dhe suksese në këtë rrugëtim”, ka shkruar drejtoresha Leka.