Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka vizituar disa nga bizneset përfitues të granteve, të ndara nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe MINT-it, duke parë nga afër angazhimin e tyre në zhvillimin ekonomik.
“Gjatë vizitave, dëgjova edhe nevojat dhe sfidat me të cilat përballen – sepse vetëm duke qëndruar pranë tyre mund të ndërtojmë politika më të drejta dhe efikase. Këto biznese janë shembull dhe dëshmi e qartë e potencialit që kemi për të ecur përpara, me punë të ndershme dhe vizion të qartë”, ka thënë ajo.