Rreth 60 pjesëmarrës të moshave të ndryshme u mblodhen mbrëmë për të qenë pjesë e garës ‘Go Kart’, aktivitet ky në kuadër të Kamenica Summer Fest, i cili u përcoll me plot adrenalinë dhe emocione të fort.
Kjo garë u shndërrua në një spektakël të vërtetë për adhuruesit e shpejtësisë dhe sporteve motorike, dhe përcolli duartrokitje nga të pranishmit të cilët prkrahnin garuesit.
Aktiviteti i Go Kart-it është vetëm njëri nga shumë ngjarjet që po zhvillohen gjatë festivalit Kamenica Summer Fest, i cili po sjell energji, argëtim gjatë verës në Kamenicë.