Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Turizëm dhe Diasporë ka përgatitur disa broshura informative, të cilat synojnë të promovojnë potencialet ekonomike, natyrore dhe kulturore të komunës.
Drejtoresha e kësaj Drejtorie, Burbuqe Leka ka përmendur disa nga materialet e përgatitura si:
1. Profili ekonomik i komunës
2. Letra e bardhë
3. Udhëzuesi i biznesit
4. Broshura me vendet kryesore për t’u vizituar
5. Broshura të veçanta për shtigjet e ecjes, të shënjuara dhe të digjitalizuara,
Drejtoresha Leka theksoi se këto materiale kanë munguar deri më tani dhe se tani janë në dispozicion për qytetarët.
“Tashmë qytetarët, vizitorët dhe investitorët do të kenë në dispozicion këto broshura të cilat të janë të qasshme në zyret e Drejtorisë së Zhvillimit në Kamenicë, si dhe në faqen zyrtare online të komunës. Ju ftojmë të njiheni nga afër me këto materiale dhe të eksploroni gjithçka që Kamenica ka për të ofruar”, ka thënë ajo.