Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se pas politikës për ushqim të shëndetshëm në çerdhe, tashmë fëmijët kanë edhe sigurimin shëndetësor.
“Të dyja këto politika sociale, ushqimi i shëndetshëm si dhe sigurimi shëndetësor janë për herë të parë në Kosovë”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se e gjitha kjo po bëhet sepse duan fëmijë të sigurtë në çerdhe publike.