Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa, Arditë Dërmaku, Drejtoreshën e Administratës, Arlindë Sejdiu, kanë marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin 2025” në Berlin, Gjermani.
Ky panair është një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e turizmit dhe ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e lidhjeve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në këtë fushë.
Poashtu, delegacioni u mirëprit nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ku patën mundësinë të diskutojnë për projektet që mund të implementohen bashkërisht në të ardhmen, duke forcuar kështu bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.
Pjesëmarrja e pëfaqësuesve të Komunës së Kamenicës është bërë nën organizimin e kompanisë ‘CEO- Congress&Event Organization’, drejtor Bekim Xhafa.