Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me OJQ-të.
Në këtë takim Zyrtari i Drejtorisë së Financave, Labinot Dërmaku, së bashku me Zyrtarin e Bujqësisë Bektesh Dërmaku, kanë paraqitur mbështetjen për fermerët deri më tani.
Fermerët në këtë takim kanë thënë se janë të kënaqur me mbështetjen e ofruar nga komuna si subvencione dhe më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë rregullimin e një tregu për kafshë.