Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Busavatë.
Në këtë takim Drejtori i i Investimeve Kapitale, Blerim Murina ka paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.
Banorët e fshatit Busavatë më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim e kanalizimit, rregullimin e ndriçimit si dhe zgjatjen e trotuarit.