Banorët e fshatit Karaçevë e Epërme kanë mirëpritur dëgjimin buxhetor me anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028.
Në këtë takim Drejtori i Investimeve Blerim Murina së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Liridon Kastrati dhe zyrtarin nga Financat Labinot Dërmaku kanë prezantuar punët e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë në proces.
Banorët kanë paraqitur edhe disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim i kanalizimit, rregullim i ndriçimit.