Aktivitetet e organizuara në kuadër të Kamenica Summer Fest ende janë duke vazhduar.
Mbrëmë, në stadiumin e Hogoshtit, u zhvillua një ndeshje miqësore futbolli që mblodhi adhurues të futbollit.
Atmosfera në stadium ishte entuziaste me pjesëmarrje të konsiderueshme nga banorë dhe vizitorë të zonës, të cilët shijuan lojën.
Ajo që e karakterizoi këtë ndeshje ishte pjesëmarrja në fushë e Drejtorit të Kulturës.
Kjo ngjarje sportive është një shembull i mirë i bashkëpunimit për të mbështetur aktivitetet kulturore dhe sportive.