Në sallën e Kuvendit Komunal, u mbajt takimi me qytetarët e Komunës së Kamenicës lidhur me realizimin e projektit “Ndërtimi dhe Zhvillimi i Qendrës së Kompostimit për Menaxhimin Qarkor të Mbeturinave”.
Projekti u prezentua nga Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, ku të pranishmit u njoftuan gjerësisht për rëndësinë që ka ky projekt i cili është bashkëfinancim mes Komunës së Kamenicës dhe CMSR-Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, e themeluar nga Republika e Sllovenisë.
Projekti ka vlerën 699,741.00€, ku 40% e projektit është nga Komuna, ndërsa 60% nga Republika e Sllovenisë.
Pas prezantimit të projektit dhe pyetjeve të ndryshme nga qytetarët, u falenderua Republika e Sllovenisë dhe populli Slloven për ndihmën që ka ofruar në realizimin e këtij projekti.