Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Agjenda e takimeve të Kryetarit
Ankandet
Ankandet Publike
Anulim i dhënies së kontratës
Aplikacione
Buxheti
Deklarimi i Pasurisë
Dhënia e Pronës me Qira
Diskutimet Publike
Draft Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Formulari i Aplikimit
Institucionet vartëse të Prokurimit
KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI
Komiteti për Zhvillim Ekonomik
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konsultime Publike
Kontrata për shfrytëzimin e pronave komunale
Kontratat e Nënshkruara
Ligji për Sinjalizime
Ligjshmëritë e vendimeve nga MAPL
Materiali i Komiteteve të Tjera
Materiali i Komitetit për Politikë dhe Financa
Materiali i Kuvendit
Memorandumet
Ndërmarrja Publike
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënien e kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për konkurs projektimi
Njoftim për kontratë
Njoftim për Nënshkrim të Kontratës
Njoftimet
Planet
Plani i Prokurimit
Plani i Punës
Plani i Punës së Kuvendit
Planifikimi i Prokurimit
Procesverbalet
Prokurimi
Propozim Vendim
Qendra për Sherbime të Qytetarëve
Raporte për Integrime Europiane
Raportet 3 Mujore
Raportet 6 Mujore
Raportet e Drejtorive
Raportet Financiare
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Raporti vjetor për Kontratat e nënshkruara
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Rregullorja për Sinjalizime
Sherbimet
Shpalljet
Shpenzimet Kapitale
SHPENZIMET PËR DREKA/DARKA ZYRTARE
Sinjalizo
Takimet Publike
Thirrje për Komitete të Tjera
Thirrje per komitetin per politike dhe financa
Thirrje për Kuvend
Thirrje per Propozime
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet e Kuvendit
Vendimet e shkallës së parë në prokurim
Zyra për Integrime Europiane
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Agjenda e takimeve të Kryetarit
Ankandet
Ankandet Publike
Anulim i dhënies së kontratës
Aplikacione
Buxheti
Deklarimi i Pasurisë
Dhënia e Pronës me Qira
Diskutimet Publike
Draft Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Formulari i Aplikimit
Institucionet vartëse të Prokurimit
KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI
Komiteti për Zhvillim Ekonomik
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konsultime Publike
Kontrata për shfrytëzimin e pronave komunale
Kontratat e Nënshkruara
Ligji për Sinjalizime
Ligjshmëritë e vendimeve nga MAPL
Materiali i Komiteteve të Tjera
Materiali i Komitetit për Politikë dhe Financa
Materiali i Kuvendit
Memorandumet
Ndërmarrja Publike
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënien e kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për konkurs projektimi
Njoftim për kontratë
Njoftim për Nënshkrim të Kontratës
Njoftimet
Planet
Plani i Prokurimit
Plani i Punës
Plani i Punës së Kuvendit
Planifikimi i Prokurimit
Procesverbalet
Prokurimi
Propozim Vendim
Qendra për Sherbime të Qytetarëve
Raporte për Integrime Europiane
Raportet 3 Mujore
Raportet 6 Mujore
Raportet e Drejtorive
Raportet Financiare
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Raporti vjetor për Kontratat e nënshkruara
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Rregullorja për Sinjalizime
Sherbimet
Shpalljet
Shpenzimet Kapitale
SHPENZIMET PËR DREKA/DARKA ZYRTARE
Sinjalizo
Takimet Publike
Thirrje për Komitete të Tjera
Thirrje per komitetin per politike dhe financa
Thirrje për Kuvend
Thirrje per Propozime
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet e Kuvendit
Vendimet e shkallës së parë në prokurim
Zyra për Integrime Europiane

Mbahet tryeza “E drejta është e saj – sot dhe çdo ditë tjetër”

Në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Zyrtaren për Barazi Gjinore, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe me mbështetjen e OSBE-së, ka mbajtur sot tryezën me temë diskutimi: “E drejta është e saj – sot dhe çdo ditë tjetër”.

Në këtë tryezë morën pjesë: Koordinatorja e NjKDNj-së, Nazmije Demolli Kastrati; Zyrtarja për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha; Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi; Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra; Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic; Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Kamenicë, Rifat Hajdari; përfaqësuesi nga OSBE, Gazmend Murseli; mbrojtësi i viktimave Egzon Maloku; zyrtarë të tjerë komunalë, drejtorë të shkollave të Kamenicës, nxënës dhe të tjerë.

Koordinatorja e NjKDNj-së, Nazmije Demolli Kastrati, hapi këtë tryezë duke thënë se është nder dhe përgjegjësi të jemi sot së bashku në kuadër të Fushatës “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”, një fushatë globale që na kujton se parandalimi i dhunës dhe mbrojtja e të drejtave të grave dhe vajzave nuk është vetëm angazhim simbolik—por detyrë e përditshme, që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe veprim të koordinuar nga të gjithë ne.

“Tryeza jonë e sotme, me temën “E drejta është e saj – Sot dhe çdo ditë tjetër”, synon të hapë një diskutim të hapur e konstruktiv, të ndajmë praktika e përvoja, dhe të ofrojmë rekomandime të zbatueshme për forcimin e qasjes institucionale në parandalimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore në komunën tonë.Le të jetë kjo tryezë edhe një thirrje për më shumë përgjegjësi, solidaritet dhe angazhim konkret në mbrojtje të çdo vajze dhe gruaje”, ka thënë ajo.

Më pas disa nxënës të shkollave të Kamenicës, përmes 16 punimeve nga 16 shkolla, kishin pikturuar forma të ndryshme të dhunës. Ato nuk ishin vetëm vizatime, por zëra dhe thirrje të fuqishme kundër dhunës si: “Dhuna nuk njeh formë apo gjini”, “Edhe pas momenteve të bukura mund të ekzistojë dhuna”, “Shoqëria jonë duhet të ngrejë zërin më shumë kundër dhunës ndaj grave”, “Gratë – emër që simbolizon shumë më shumë sesa gjininë”, “Dhuna shpeshherë mbahet e heshtur, nuk raportohet”, “Shoqëri që po e pranon dhunën ndaj grave”, “Të flasim dhe të inkurajojmë gratë të raportojnë dhunën”, si dhe mesazhe të tjera.

Pas këtyre mesazheve, në fjalën e tij Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi, tha se përmes shkollave ne jemi ata që mund të garantojmë lumturinë në çdo familje.

“Dhuna, çfarëdo qoftë fizike apo emocionale ka një rrethanë të caktuar sociokulturore, ekonomike e të tjera. Ne kemi kontribuar që kjo të eliminohet, por ata që do ta eliminojnë plotësisht këtë dukuri është kjo gjeneratë e re që po manifeston sukseset e tyre. Gjenerata e re është një garanci se do të jenë më të mirë se ne, dhe kjo na bën të lumtur që në shoqërinë tonë gjërat janë duke u rregulluar”, ka thënë ai.

Edhe Zyrtarja për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha, tha se kjo fushatë tregon përgjegjësinë që ka secili prej nesh për një shoqëri të drejtë.

“Dhuna është cenim i të drejtave të njeriut, plagë shoqërore që prek familjen, shoqërinë dhe komunitetin në përgjithësi. Sot jemi mbledhur për të diskutuar mundësitë për të parandaluar dhunën para se ajo të ndodhë. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin ndërinstitucional me të gjitha institucionet që të parandalojmë para se diçka të ndodhë”, ka thënë ajo.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, Gazmend Murseli tha se OSBE në objektivat e saj ka luftimin e dhunës në familje dhe avancimin e barazisë gjinore, jo vetëm gjatë këtyre 16 ditëve por gjatë tërë vitit.

“Komuna e Kamenicës ka numër të vogël të rasteve, por sidoqoftë, vetëm prezenca e këtyre rasteve duhet të lajmërohet. Ajo që më bën krenar është vullneti dhe motivi i nxënësve, pavarësisht moshës, të cilët përmes punimeve të tyre kanë paraqitur mesazhe kundër kësaj dukurie”, ka thënë ai.

Kurse Nënkryetarja për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, tha se dhuna paraqet një nga problemet e fshehura në shoqërinë tonë.

“Shumë gra jetojnë ende në frikë dhe në heshtje. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo prej nesh në çdo moment. Ndërgjegjësimi nuk është në nivelin e duhur, shumë njerëz nuk e njohin as formën e dhunës në familje, e cila nuk është vetëm fizike por edhe psikike. Është e rëndësishme të flasim për këtë dhe të japim mbështetje për të gjithë ata që kanë nevojë, të flasim për mundësitë dhe parandalimin e dhunës në bazë gjinore. Shumë raste as nuk raportohen fare, dhe kjo për shkak të turpit apo frikës. Përgjegjësia jonë është të reagojmë, sepse besoj se me forcat tona të përbashkëta mund të arrijmë që secila grua dhe vajzë të jetë e mbrojtur”, ka theksuar ajo.

Sipas Komandantit të Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, Policia e Kosovës, veçanërisht Stacioni Policor i Kamenicës, është e përkushtuar për trajtimin e çdo rasti në bazë gjinore.

“Ne kemi Ekipin e Dhunës në Familje në kuadër të stacionit, ku bëhen të gjitha trajnimet e nevojshme për trajtimin e këtyre rasteve. Kemi edhe një dhomë miqësore në mënyrë që viktimat të ndihen më të lira. Në shumicën e rasteve policia është kontakti i parë, prandaj ne jemi të vetëdijshëm se kontakti i parë krijon perceptimin për gjithë zinxhirin e drejtësisë. Jemi të vetëdijshëm që këto raste duhet trajtuar me kujdes, në mënyrë që të krijojmë besim tek viktimat që t’i paraqesin rastet dhe të ndihen të lira. Bashkëpunimi ynë ndërinstitucional është shumë i kënaqshëm, sepse këto raste janë të ndjeshme dhe kërkojnë profesionalizëm. E vlerësojmë paraqitjen e nxënësve përmes pikturave, sepse besojmë se edukimi është element thelbësor në trajtimin e dhunës”, ka theksuar ai.

Ndërsa sipas Drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Kamenicë, Rifat Hajdari, kjo temë është tejet e rëndësishme dhe në QPS i kushtohet shumë vëmendje.

“Ka angazhim të madh të stafit tonë që viktimave t’u ofrojmë mbështetje dhe siguri. Këto fotografi të nxënësve treguan shumë për dhunën në familje. Shërbimet ndaj kësaj kategorie kanë avancuar mjaft. Gjatë vitit 2025, ne si QPS kemi pasur 47 raste të dhunës, ku 40 raste janë të komunitetit shqiptar, 4 raste të komunitetit rom dhe 3 raste të komunitetit serb. Nga ky numër, 30 raste janë të gjinisë femërore, ndërsa 17 raste të gjinisë mashkullore. Pra dhuna është e dyanshme dhe ne duhet të punojmë shumë që ta eliminojmë këtë dukuri”, ka thënë ai.

Kjo tryezë është përmbyllur me diskutime të tjera lidhur me masat që duhet të merren për këtë dukuri.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Agjenda e takimeve të Kryetarit
Ankandet
Ankandet Publike
Anulim i dhënies së kontratës
Aplikacione
Buxheti
Deklarimi i Pasurisë
Dhënia e Pronës me Qira
Diskutimet Publike
Draft Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Formulari i Aplikimit
Institucionet vartëse të Prokurimit
KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI
Komiteti për Zhvillim Ekonomik
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konsultime Publike
Kontrata për shfrytëzimin e pronave komunale
Kontratat e Nënshkruara
Ligji për Sinjalizime
Ligjshmëritë e vendimeve nga MAPL
Materiali i Komiteteve të Tjera
Materiali i Komitetit për Politikë dhe Financa
Materiali i Kuvendit
Memorandumet
Ndërmarrja Publike
Njoftim për anulim
Njoftim për dhënien e kontratës
Njoftim për informata shtesë
Njoftim për konkurs projektimi
Njoftim për kontratë
Njoftim për Nënshkrim të Kontratës
Njoftimet
Planet
Plani i Prokurimit
Plani i Punës
Plani i Punës së Kuvendit
Planifikimi i Prokurimit
Procesverbalet
Prokurimi
Propozim Vendim
Qendra për Sherbime të Qytetarëve
Raporte për Integrime Europiane
Raportet 3 Mujore
Raportet 6 Mujore
Raportet e Drejtorive
Raportet Financiare
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Raporti vjetor për Kontratat e nënshkruara
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Rregullorja për Sinjalizime
Sherbimet
Shpalljet
Shpenzimet Kapitale
SHPENZIMET PËR DREKA/DARKA ZYRTARE
Sinjalizo
Takimet Publike
Thirrje për Komitete të Tjera
Thirrje per komitetin per politike dhe financa
Thirrje për Kuvend
Thirrje per Propozime
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet e Kuvendit
Vendimet e shkallës së parë në prokurim
Zyra për Integrime Europiane