Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Klubin e Shahut ‘Dardana’, kanë organizuar ‘Turneun e Shahut’, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me emocione të mëdha 56 shahist në heshtje ishin koncentruar në lojë.
E pavarsisht kësaj vetëm disa triumfuan si:
Vendi i parë: Endrit Uruçi
Vendi i dytë: Muhamet Asllani
Vendi i tretë: Alban Krasniqi
Vendi U 18: Alaudin Shtavica
Ndërkaq shahisti më i mirë i Kamenicës u shpall: Mevlud Kryeziu.