Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, Drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Morina si dhe Drejtoreshën e Administratës, Arlindë Sejdiu dhe zyrtarë të tjerë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Parkut të Aventurave tek Lugu i Verdhë.
Kryetari Rahimaj theksoi se ky projekt do të sjellë hapësira të reja për argëtim, sport dhe rekreacion, duke kontribuar në cilësinë e jetës për qytetarët dhe duke e bërë Kamenicën një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët.
“Me fillimin e ndërtimit të Parkut të Aventurave, po shtojmë nga një arsye e re për t’u ndjerë krenar me qytetin tonë. Ky investim do t’i japë qytetarëve dhe vizitorëve hapësira të reja për argëtim, sport dhe rekreacion. Një tjetër dëshmi se puna jonë po e transformon Kamenicën në një vend ku jeta është më e bukur dhe më e pasur me mundësi” u shpreh ai.