Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, më 19 shtator 2025 do të organizojë aksionin “Ta Pastrojmë Kamenicën”, në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit.
Aksioni do të fillojë në ora 10:00 në oborrin e Komunës dhe do të zgjasë deri në ora 12:00.
Në këtë aktivitet do të përfshihen shkollat, institucionet publike, bizneset, OJQ-të, klubet sportive dhe qytetarët, me qëllim pastrimin e hapësirave publike dhe parandalimin e deponive ilegale në territorin e komunës.
Ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij aksioni të përbashkët për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm në Kamenicë.