Ju njoftojmë se gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës Kapi-Sfircë / Shahiq-Sfircë, sipas kontratës së miratuar për këtë projekt.
Operatori ekonomik përgjegjës për realizimin e këtyre punimeve do të nisë me piketimin e trasës së rrugës së planifikuar. Ky proces është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të punimeve dhe do të përfshijë masa të cilat mund të ndikojnë përkohësisht në lëvizjen e qytetarëve dhe transportin në këtë zonë.
Nëse keni ankesa, pyetje, ose kërkesa në lidhje me punimet, ju lutemi që t’i drejtoheni Drejtorisë për Investime Kapitale, e cila ndodhet në objektin e Komunës së Kamenicës.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!