As temperaturat e larta që po mbizotërojnë këto ditë, nuk i ndalën pjesëmarrësit që ta realizojnë lojën e paintball-it tek Lugu i Verdhë, aktivitet ky i organizuar në kuadër të Kamenica Summer fest.
Gjashtë ekipe me të rinjë e të reja të veshur me uniforma e të përgatitur mirë ishin të fokusuar në sfidën që po i priste. Atmosfera ishte plotë me entuziazëm dhe rivaliteti mes ekipeve ishte i fortë, por gjithmonë në frymën e shëndetshme të sportit dhe miqësisë.
Të gjithë pjesëmarrësit u ballafaquan me njëri-tjetrin në një fushë të mbushur me pengesa dhe mundësi për të testuar aftësitë e tyre.
Aktiviteti i paintball-it do të mbahet edhe sot për të gjithë ata që duan ta sfidojnë vetën në beteja. Andaj bashkohuni tek Lugu i Verdhë nga ora 18:00.