Mbrëmë Amfiteatri i Qytetit u mbush me grupe të ndryshme fmijësh të cilët me padurim prisnin që të shfaqeshin në skenë për të realizuar shfaqjet e tyre të baletit.
Fytyrat e tyre të buzëqeshura shikimin e kishin drejtuar tek prindërit e tyre të cilët i përshëndetën me duartrokitje të mëdha…
Me shfaqjet e baletit fëmijët sollën emocion e shumë ndjeshmëri tek publiku. Ata të veshur me kostume të bukura dhe shumëngjyrëshe, ata u shndërruan në personazhe të përrallave ku me lëvizje tregonin përkushtimin e tyre ndaj baletit.
E përveq baletit kishte edhe performance muzikore ku disa nga fëmijët interpretuan këngë të tyre.
Ky aktivitet i cili realizua në kuadër të Kamenica Summer Fest ofroi argëtim jo vetëm për fëmijët por edhe familjarët e tyre.