Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që këto ditë me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.
Ekspozimi i zgjatur në diell mund të shkaktojë pasoja serioze si goditje nga i nxehti, dehidrim dhe lodhje të skajshme.
Ju rekomandojmë që:
• Të shmangni daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës (prej orës 11:00 deri në 17:00);
• Të keni kujdes me ushqimin e yndyrshëm;
• Të konsumoni shumë ujë dhe lëngje natyrale;
• Të qëndroni në ambiente të freskëta dhe të ventilueshme;
• Të keni kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Shëndeti juaj është prioritet. Ju lutemi, tregoni kujdes dhe qëndroni të sigurt. Kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin!