Për dy netë radhazi me një atmosferë të mbushur me solidaritet, u zhvillua me sukses turneu i parë “Të gjithë për Paton dhe Bylin”.
Ky turne i organizuar në kuadër të Kamenica Summer Fest, mblodhi disa eikpe dhe shumë qytetarë për të parë nga afër lojën e fortë të ekipeve të cilat u duartrokitën mjaftë shumë.
Në mesin e qytetarëve të shumtë nuk mungoi as Kryetari Kadri Rahimaj i cili mirëpriti Kryeministrin Albin Kurti.
Kryetari Kadri Rahimaj në fjalën falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti Kryeministrin Kurti duke thënë se ky turne është për nder të atyre që e deshën dhe dhanë shumë për këtë lojë.
“Kjo nuk është thjesht nje lojë por është një ngjarje që na bashkon për t’i kujtuar dy shokët tanë Pato dhe Byli të cilët tani nuk janë në mesin tonë. Ata e deshën shumë këtë sport dhe dhanë shumë për të, andaj ne do t’i kujtojmë në mënyrë më të mirë, duke luajtur me zemër për ta”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
E Kryeministri Albin Kurti tha se është kënaqësi që vjen në Kamenicë në për të marr pjesë në organizime të tilla sikurse Kamenica Summer Fest.
“Të gjitha ekipet po duken të shkëlqyeshme por me siguri se njëra do të ketë pak më shumë fat dhe do ta marr kupën kryesore. Sporti është shumë i rëndësishëm për shëndetin publik, bëhet kulturë shëndetsore por është i rëndësishëm edhe për shoqërimin e njerëzve”, ka thënë Kryeministri Kurti.
E pas fjalimeve filloi loja ku atmosfera gjatë gjithë turneut ishte emocionuese.
Turneu përfundoi me shpalljen e këtyre fituesve:
Grupmoshat:
Vendi i parë: KF Yjet
Lojtari më i mirë: Ari Dërmaku
Të rriturit:
Vendi i parë: KF Iliryans
Lojtari më i mirë: Erion Demolli.