Komisioni komunal ka bërë të ditur se procesi i korrje-shirjeve është duke shkuar mirë dhe pa probleme.
Deri më tani sipas komisionit janë korrur rreth 1,275 ha. ( rreth 85 %) të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me grurë, ndërsa sa i përket sipërfaqes me elb tani është përfunduar i tërë procesi i korrje- shirjeve.
Poashtu edhe sipas informatave të fermerëve komisioni thekson se rendimentet për hektar po sillen rreth 4,000kg./ha. për grurë, kurse për elb rreth 3,200 kg. /ha.
Komisioni është duke përcjellur nga afër këtë proces dhe për përfundimin e tij do të njoftoheni me kohë.