Komuna e Kamenicës njofton qytetarët se të premtën më datë 25 korrik do të vazhdoj procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD).
Ky proces do të fillojë pas orës 20:00 në mbrëmje në qytet për të vazhduar më pas me fshatrat në tërë Kamenicën, dhe do të zgjas tri ditë.
Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi. Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve në këtë kohë derisa të përfundoj ky proces.