Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e gjashtë (VI) të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.18428/14.06.2022 nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KAB-it), 2023-2025, Sh.05 Nr.17577 i datës:07.06.2022,
4. Shqyrtimi i Planit të Veprimit Sh.02 Nr.18336 i datës:14.06.2022, për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2021,,
5. Propozim-Vendim për Formimin e Komiteteve të tjera,
6. Të ndryshme,
Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës ku u kërkua plotësim ndryshimi i tij.
Në rend ditë u futën edhe pesë propozime të reja si:
1. Plotësim ndryshimin i vendimit me numër 6021 dt:03.03.2022,
2.Porpozim për plotësim ndryshimin e vendimit me numër 6577,
3. Shqyrtimi dhe Miratimi i Marrëveshjes në mes të Komunës së Kamenicës dhe Novoboërdës për Projektin “Lugu i Verdhë”.
4.Shqyrtimi dhe Miratimi i Raportit të Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale
Pas debatit të gjitha pikat u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash.