Kompania e kontraktuar për dezinfektimin e brendshëm kundër përhapjes së COVID-19 sot duke filluar nga ora 16:00 do të filloj dezinfektimin e institucioneve në Komunën e Kamenicës.
Në këtë orar janë planifikuar të dezinfektohen këto institucione: objekti i komunës, sektori i urbanizmit, Qendra për Punë Sociale, QKMF në Kamenicë, objekti i zjarrfikës e në Kamenicë Ambulantat e Mjekësisë Familjare në Koretin, Topanicë, Hodonoc, si dhe Qendra e Mjekësisë Familjarë në Rogoqicë.
Luten institucionet e lartcekura të jenë të hapura pas orës 16:00.