Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, së bashku me zyrtaren e kësaj drejtorie, Bejaze Morina, kanë pritur në takim Kryetarin e Këshillit të Nxënësve, Blend Kastrati, si dhe Nënkryetaren, Olsa Ademi.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me pakon “Matura”, ceremoninë e diplomimit, si dhe aktivitete dhe iniciativa të tjera që ndërlidhen me nxënësit dhe përmbylljen e vitit shkollor.
Drejtori Klaiqi theksoi se pako “Matura” përbën një iniciativë të rëndësishme dhe motivuese për nxënësit, të cilët po tregojnë suksese të shkëlqyera në mësime dhe synojnë të vazhdojnë studimet e tyre.
“Bashkë me Kryetarin jemi të interesuar të mbështesim iniciativa që i stimulojnë nxënësit për të mësuar dhe për të ndjekur qëllimet e tyre. Komuna ka nevojë për nxënës të dalluar dhe për këtë arsye do të punojmë në këtë drejtim që t’ju përmirësojmë kushtet, në mënyrë që të arrini qëllimet tuaja”, tha ai.
Nga ana e tij, Kryetari i Këshillit të Nxënësve, Blend Kastrati, theksoi se janë gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje ndaj ideve dhe kërkesave të nxënësve, duke vlerësuar gatishmërinë institucionale për të përkrahur iniciativa që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe motivimin e tyre.