Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Selami Klaiqi, kanë pranuar një donacion të vlefshëm nga Shtëpia Botuese Berati, i cili përfshin 6750 lektyra dhe romane shkollore për të gjitha shkollat e komunës, në vlerë rreth 20 mijë euro.
Ky donacion pritet të ndikojë drejtpërdrejt në pasurimin e bibliotekave shkollore dhe në nxitjen e kulturës së leximit tek nxënësit, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e tyre edukativ dhe arsimor.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për këtë mbështetje të çmuar, e cila vjen në funksion të avancimit të arsimit dhe dijes për gjeneratat e reja në Komunën e Kamenicës.