Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës që më 16 korrik 2026 (e enjte), nga ora 10:00 deri në 13:00, të marrin pjesë në Karvanin Shëndetësor “PërSHËNDETje”, i cili do të mbahet në Sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë.
Gjatë aktivitetit, qytetarët do të kenë mundësi të informohen dhe të këshillohen nga profesionistë shëndetësorë për tema të rëndësishme që lidhen me:
Aktivitetin fizik
Duhanin
Alkoolin
Mbipeshën
Ushqyeshmërinë
Përveç këshillimit profesional, do të ofrohen edhe shërbime shëndetësore për pjesëmarrësit. Në përfundim të aktivitetit do të ketë ushqim dhe pije falas.
Karvani Shëndetësor organizohet nga KOPF (Kosova Population Foundation) në kuadër të projektit AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Lokacioni: Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë
Data: 16 korrik 2026 (e enjte)
Ora: 10:00 – 13:00
Mirë se vini!