Në kuadër të agjendës së Kamenica Summer Fest 2026, sot në hapësirat e Lugut të Verdhë, është mbajtur aktiviteti Climbing dhe Zipline.
Të rinjtë dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të sfidojnë veten, të përjetojnë emocione të veçanta dhe të shijojnë një ditë të mbushur me aventurë, energji dhe argëtim në natyrë.
Lugu i Verdhë edhe sot dëshmoi potencialin e tij për të qenë një hapësirë e rëndësishme për aktivitete rekreative, sportive dhe turistike.