Në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest 2026, dje në hapësirën e amfiteatrit të Sheshit “Metush Krasniqi” është mbajtur aktiviteti i foosball.
Një aktivitet i ri që gjithashtu ka sjellur emocione të reja në Kamenicë.
“Sonte, përjetuam diçka të re dhe për herë të parë në Kamenicë”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se ky Summer Fest është ndryshe, dhe jemi vetëm në javën e parë të tij, dhe ka ftuar mërgatën në Kamenicë, që të krijojnë kujtime të paharrueshme.