Në Stadiumin e Qytetit u zhvillua ndeshja miqësore e futbollit ndërmjet ekipeve Dardana dhe Diaspora, e cila dhuroi një spektakël të vërtetë për të gjithë të pranishmit.
Pas një loje dinamike dhe me shumë raste shënimi, fituese në fund u shpall skuadra e Dardanës, me rezultat të ngushtë 5:4.
Ndeshja u ndoq me interesim të madh nga tifozë dhe qytetarë të shumtë, të cilët krijuan një atmosferë të ngrohtë sportive.
Gjatë gjithë lojës, publiku i duartrokiti golat dhe aksionet e bukura të të dyja ekipeve, duke e bërë këtë përballje një festë të futbollit.