Në vlerë prej 347,314.33 euro, sot kanë përfunduar punimet për asfaltimin e 12 rrugëve në fshatin Topanicë, një investim i rëndësishëm për banorët dhe zhvillimin e këtij fshati.
Për këtë projekt ka njoftuar Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili mori pjesë në terren dhe ka përcjellë nga afër përfundimin e punimeve.
Në kuadër të projektit janë asfaltuar rrugët:
* Rruga “Filizat” (degëzim I)
* Rruga “Filizat” (degëzim II)
* Rruga “Filizat” (degëzim III)
* Rruga “Mulla Jakupi” (te Xhelet)
* Rruga “Sefa”
* Rruga “Islam Morina” (degëzim I)
* Rruga “Fadil Zubaku” (degëzim I)
* Rruga “Emin Morina”
* Rruga “Islam Morina” (degëzim II dhe IV)
* Rruga “Islam Morina” (degëzim III)
* Rruga “Kurtesh Morina”
* Rruga “Asllan Topanica” (degëzim I)
Kryetari Rahimaj, gjatë vizitës në terren, ka treguar rëndësinë e realizimit të projekteve konkrete infrastrukturore në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës dhe po ashtu ka theksuar se ky investim përmirëson qasjen dhe qarkullimin për banorët e Topanicës, duke krijuar infrastrukturë më funksionale dhe kushte më të mira për jetesë.